Në afërsi të mbikalimit të Sukthit, në rrugën dytësore Maminas-Shijak është shkrumbuar një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një mjet me targa AA 7280 i është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e djegies, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.