Pas publikimit të pamjeve shokuese të ngacmimit të një 15-vjeçareje policia ka arritur që brenda një ore të arrestojë shtetasin Berhan Bajrakurti, me profesion shef policie në zonën Grumierë të Malësisë së Madhe.

Denoncimi për punonjësin e policisë është bërë nga nëna e 15-vjeçares e cila ka treguar detajese shokuese sesi polici e ka marrë në makinë vajzën dhe ka kryer akte të turpshme.

Sikur të mos mjaftonte Bajrakurti ka telefonuar të miturën duke kryer biseda erotike. Kaq ka mjaftuar që vajza të filmojë telefonatën dhe bashkë me nënën e saj kanë shkuar të denoncojnë aktin eturpshëm të kryer nga Bajrakurti.

Denoncimi i plotë i nënës së të miturës  

“Jam prind i një vajze 15 vjeçare nga Malësia e Madhe, fshati Gruemiere. Dua të denoncoj këtë shtet të kapur nga perversiteti e imoraliteti që po na detyron të ikim nga ky vend, marrë shkas nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, ku jan përdhunuar vajza minorene. Atë fat e ka patur dhe vajza ime duke u ngacmuar nga shefi i policisë së zonës Gruemiere shetetasi Berhan Bajrakurti. Para 4 ditësh me vjen vajza nga shkolla e shqetësuar, e pyeta se cfarë kishte. Ajo pati frikë të më rrëfente.

Pas disa oresh arriti të më tregoje se kishte dalë para ky njeri duke e ngacmuar dhe duke i thënë hajde hyp në makinë me mua të bej xhiro me makinë. E kishte ndjekur vajzën deri në afërsi të shtëpisë. Nuk ishte hera e parë që e përndiqte pasi këtë gjë e ka bërë edhe nëpërmjet telefonit duke i telefonuar vajzën duke i dalë nudo  dhe duke kryer veprime të ndyra. Vajza e kishte filmuar këtë person, me të marr filmimet me vajzën, i drejtohem komisariatit  Koplik. Me të shku tek dera na erdhi për 5 minuta pasi mbërritëm, personi në fjalë, pra punonjësi i policisë Berhani. Më kapi për krahu, më nxorri veçmas duke më bërë presion se do të zhduk do ju shfaros”, rrëfen nëna e vajzës për newsbomb.al.

LEXO EDHE:  30 ditë burg për policin e akuzuar për ngacmim s*ksual ndaj të miturës, reagon i vëllai: Video e montuar nga mediat

“Të gjindur para kësaj situate ku asnjë punonjës nuk na dilte në krah as për të na pyetur për çfarë keni ardhur, u larguam. Te nesërmen vajtëm tek drejtoria e policisë Shkodër, kërkuam shefin më të madh  të policisë Shkodër të takonim por nuk na u mundësua ai takim, pasi vetë kupola e Shkodrës e policisë ishte nga Malësia e Madhe. Na thanë që mos u merrni me Malësor se janë të pa prekshëm”, vazhdon më tej rrëfimin nëna ndërsa thekson se pas kësaj do largohen nga zona ose nga Shqipëria”.

Ndërkohë në njoftimin paraprak të policisë Shkodër thuhet: “Ne Shkodër është arrestuar menjëherë punonjësi i policisë qe eshte shfaqur ne videon e publikuar ne media. Per pak do të ketë informacion te plote”