Arbri Tota është shqiptari i cili ka rënë në prangat e policisë italiane pasi shpërndante kokainë në zonën e Codemondos.

Ai kishte disa kohë që ishte në vëzhgimin e karabinierëve italianë, të cilët ishin vënë në dijeni nga banorë të zonës se shqiptari kryente lëvizje të dyshimta në varrezat aty pranë.

26- vjeçari Tota e fuste kokainën në kavanoza qelqi të mbështjella me natriban ngjyrë kafe dhe e linte në shkurret tek varrezat e më pas largohej.

Në këtë mënyrë shqiptari shmangte kontaktin e drejtpërdrejtë me klientët e zonave përreth qytetit.

Ai u ndalua nga policia dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 112 doza kokainë, peshore, telefona celularë dhe 1300 euro para të tata, si dhe kavanoza të madhësive të ndryshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook