Peshëngritësi i njohur shqiptar Daniel Godelli ka reaguar ashpër ndaj Federatës Shqiptare të Peshëngritjes me një status në Facebook.

Peshëngritësi nuk e ka përmbajtur më veten pas refuzimit të vizës nga ambasada amerikane, me arsyen se s’ka garanci që Godelli do kthehet.

Godelli ka akuzuar Federatën pasi nuk duan një kampion bote, por servila që vijnë nëpër fushata.

Gjithashtu ai shtoi se ka pasur oferta nga shumë shtete të botës për të përfaqësuar kombin e tyre dhe nuk e ka çuar kurrë ndërmend të ndërroj flamurin shqiptar, ndërsa politikanët dhe drejtuesit aktual të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes nuk ja dinë sakrificën një sportisti që lufton për flamurin dhe jo për monedha.

Statusi i plotë

Jam sportisti i cili ka marr cdo lloj medalje qe egziston ne glob me mungonte titulli boteror te cilin e fitova ne 2014 te cilen ma hoqen me pas padrejtesisht,me mungon dhe medalja olimpike.

Isha ne formen qe jo vetem te merja medalje ne boterorin qe behet ne amerik po dhe te tentoja rekordin boteror dhe nuk me jepet viza sepse ska garanci qe une do kthehem. Kam pasur oferta nga shume shtete te botes qe kur isha femij dhe kurre se kam cuar ne mendje qe te mund te nderroj flamurin tim per hir te atyre heronjve qe kane dhene jeten per kte flamur dhe une do isha i gatshem ne cdo sekonde te jetes time te jepja jeten per kte flamur e kurre per karriget e cilitdo politikan apo drejtues aktual te federates sime qe flasin per flamur nderkoh nuk din sakrificen e nje sportistit qe vertet lufton per flamur e jo per monedha qe kurre si kam kerkuar shtetit tim.

Dola kampion europe ne Kroaci ne nje stil por te dal nje njeri dhe te thot qe per ate medalje te arte ne europ une kerkova nje qindark,skam kerkuar kurre asgje pervec atyre qe me takojne,tani kerkova qe te merrja pjes ne boteror te tregoja se kush une jam ,qe nuk merr doping po eshte vet doping ,doping i llojit qe urrejtjen dhe pa korrektesin nga gjithe kto njerez e kthej force fizike dhe mendore sepse une skam nevoje per ampula apo kapsula te jem ky qe jam dhe te arrij gjera te cilet njerezit thjesht nuk i perceptojn dot.

I them federates time qe une nuk humba sepse nuk u ngjita ne pedan as nuk deshtova,por ju,ju humbet ,ju mbani pergjegjesi per kte jo une.

Duke theksuar qe peshngritja per shumicen e njerezve eshte sport i rende per mua esht nje loje play station.

Turpi u ngelet ju si federat e ju si shtet ,te cilet sdoni nje kampion bote por doni njerez qe te vin per fushat dhe servila,por jo, une kurre nuk mund te behem pjese e nje partie sa do pa drejtesi te me behen.

Une jam DANIEL GODELLI ai qe frikeson boten ne profesonin e tij,po ju kush jeni?!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook