Sipas studimeve, ndonëse kafja ka disa përparësi, prapë nuk duhet të lihen anash efektet negative që shkakton ajo.

Sido që të jetë, shumica e njerëzve nuk mund ta fillojnë ditën e tyre pa një filxhan, të nxehtë, të kafesë së zezë në mëngjes.

Nuk është çudi që pas kafesë shumica e njerëzve e shmangin ta hanë ushqimin e tyre të parë të përditshëm herët në mëngjes, sepse kjo pije vepron për ta shuar urinë.

Studime të shumta kanë treguar se kafeja duhet pirë vetëm një orë pas zgjimit dhe madje kurrsesi me barkun bosh. Kafja duhet shmangur të pihet menjëherë pas zgjimit, sepse atëherë niveli i kortizolit është shumë i lartë, dhe është përgjegjës për kontrollin e orës biologjike

Një filxhan kafe pa ngrëne asgjë mund të shkaktojë urth, fryrje, dhe në disa raste edhe të vjella.

Përpiquni që në mëngjes ta hani të paktën një fetë bukë para se të pini kafe, dhe në qoftë se nuk mund ta bëni këtë, atëherë të paktën kafenë zbuteni me qumësht.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook