Përbërësit:

80 gram lajthi

100 ml qumesht

60 gram sheqer ngjyrë e kaf

100 gram çokollatë e zezë

2 lugë gjalpë

Në fillim pjekim lajthitë për 10 minuta në furrë të paranxehur, ndërsa në një tenxhere shkrini çokollatën me qumështin. Më pas lajthitë e pjekura i fusim në mikser.

Duan pak punë për t’u copëtuar se shpesh ngelin thërrime-thërrime dhe fëmijët nuk e pëlqejnë. Për t’i dhënë pak ndihmë në mikser shtojmë edhe sheqerin e kuq (apo ndryshe sheqerin kaf) e më pas 2 lugë gjalp.

Pëeziejini për disa minuta. Më pas i shtoni çokollatën e shkrirë në qumësht duke mos ndalur së përzjeri.

Pasi të gjithë përbërësit shkrihen me njëri tjetrin, i fusni në enën e çokokremit të supermarketit.