Turma e protestuesve ka rrethuar parlamentin dhe protestuesit po hedhin vazhdimisht mjete piroteknike drejt godinës dhe policisë.

I gjithë oborri i parlamentit duket në flakë dhe i mbuluar nga tymi. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se policia ka hedhur gaz lotsjellës por në sasi më të pakët.

Mes protestuesve janë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.