Ditën e nesërme opozita ka planifikuar organizimin e një proteste madhështore në Tiranë, masivititeti i së cilës duket se e ka trembur kryeministrin, Edi Rama. 

DuaLajm.com” raporton se në të gjitha institucionet kyç të administratës publike është përcjellë sot urdhri që nëpunësit të paraqiten nesër në ambientet e punës si çdo ditë normale, pavarësisht se është e shtunë, pra zyrtarisht një ditë pushimi.

Disa zyrtarë të administratës publike, sqarojnë për “DuaLajm.com” se ky urdhër ka për qëllim të identifikojë të gjithë ata nëpunës të shtetit që pritet të marrin nesër pjesë në manifestimin e opozitës.

Por siç shprehen burimet, ky urdhër ka edhe anën tjetër të medaljes, të frenojë nëpunësit shtetërorë t’i bashkohen protestës së thirrur nesër paradite nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ekzistencën e këtij urdhri e pretendoi një ditë më parë edhe zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa.

Ky urdhër, në shkelje të hapur të Kodit të Punës dhe ligjeve të administratës e rregulloreve të brendshme të çdo institucioni, duke se mbart në vetevete faktin se kryeministrin Rama e tremb seriozisisht masiviteti në protestën e opozitës, aq sa është i gatshëm të japë edhe urdhra të tillë që asnjë nga paraardhësit e tij nuk ka guxuar t’i japë.

Mbetet të shohim se sa do të zbatohet ky urdhër i qeverisë nga ata nëpunës të shtetit të cilët mendojnë se kanë një arsye për të protestuar nesër.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook