“Samsung” ka publikuar smartfonin me ekran të përthyeshëm që quhet “Galaxy Fold”.

Ky smartphone do të shitet nga 26 prilli me vlerën e 1980 dollarëve.

Ky smartfon me ekran 4,6 polësh kur hapet mund të transformohet në një tabletë 7,3 polëshe, shpjegon Justin Denison, një prej përgjegjësve të liderit botëror të tregut të smartfonëve”, gjatë një prezantimi në San Francisko.

Ky telefon i ri vjen në çastin që shitjet globale të smartfonëve janë ngadalësuar.

Sektori i smartfonëve, që për herë të parë regjistroi rënie në vitin 2018, mezi pret teknologjitë e reja për të rritur shitjet.