Gjatë një takimi në Berat, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, i bën thirrje socialistëve të largohen nga PS.

Kryemadhi tha se socialistët nuk janë të sigurt në Partinë Socialiste, dhe se janë të mirëpritur të bashkohen me LSI-në.

Socialistët të shkëputen nga lidhjet monstruoze të PS me krimin. Socialistët nuk i lidh asgjë me krimin. Socialistët të shkëputen nga monstra kriminale që e ka lënë Shqipërinë peng të krimit. Ata janë po aq të rrezikuar sa çdo qytetar shqiptar. LSI të hapi dyert për socialistët që ndihen të braktisur nga Rilindja e Krimit”, deklaroi Kryemadhi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook