Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka reaguar pas deklaratave të Prokurorisë dhe kreut të PD-së për çështjen e lobimeve në SHBA të kësaj force.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Spiropali përdor një personazh të Migjenit apo dhe Sokratin thotë se Basha gënjen sapo del nga dera e prokurorisë pastaj bën Sokratin e përvuajtur, ndërsa i kërkon të përgjigjet.

“Lulzim Basha gënjen si derri i knaqun i Migjenit sapo del nga dera e Prokurorisë. Pastaj kur Prokuroria ia nxjerr në shesh gënjeshtrat, bën Sokratin e përvuejtun si i persekutuar politik. Është koha të përgjigjesh Lulzim. As Derri as Sokrati s’të ndihmojnë dot!”, shkruan Spiropali.