Elisa Spiropali, ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin tha se ish-deputetët e opozitës bëjnë gabim kur i quajnë tradhtarë, ata që kanë marrë mandatin pas vendeve vakante  të krijuara në Kuvend.

Sipas saj, “tradhtarë” janë atë që kanë lënë detyrën duke dalë në rrugë kundër interesit të vendit.

Spiropali theksoi dhe paktin me universitetin, që sipas saj ka hyrë në një proces të pakthyeshëm duke rritur edhe procesin e transparencës  së universiteteve në aspektin financiar.

“ Ata i quajnë njerëzit që vijnë e marrin detyrën tradhtarë, por në fakt tradhtarët janë ata që braktisën detyrën. Interesat e Lulzim Bashës dhe Kryemadhit nuk përkojnë me pjesën më të madhe  të shumicës. Të rinjtë duhet të kenë mundësitë të shkollohen. Universitet të prodhojmë për shoqërinë dhe të thithin fonde dhe qeveria është e interesuar për të krijuar partneritet me fakultetet. Studentët donin transparencë për fondet e universitetit dhe kjo është relizuar tashmë”, tha Spiropali.