Lucia Nadin, atashe kulturor në Shqipëri në fillim të viteve 1990, vazhdon të japë ndihmën e saj në njohjen e historisë shqiptare, bazuar në dokumenta të gjetura në gjuhën italiane.

Statutet e Shkodrës, u shkruan në vitin 1345 dhe qendruan në fuqi deri kur qyteti i Shkodrës u pushtua nga turqit në vitin 1469.

Këto statute u gjendën nga Lucia Nadin në fillim të viteve 1990 në fondin e bibliotekës së Muzeut Correr në Venecia. Ato së bashku me arkivin e Vatikanit përbëjnë burimin më të besueshëm të të dhënave historike për Shqipërinë e Mesjetës.

Këto statute, u publikuan për herë të parë në vitin 2002 me komente në italisht, u ripublikuan në vitin 2012 dhe më në fund  u publikuan në gjuhën shqipe me parathënie të Lucia Nadin dhe Pëllumb Xhufit.

Pra, historia e ligjit shqiptar fillon në Venecia, të paktën një shekull përpara publikimit të Kanunit të Lekë Dukagjinit, dhe është e shkruar në gjuhën latine dhe atë veneciane, ose më saktë në gjuhën veneciane të pasuruar me fjalë në latinisht.

700 vjet përpara kushtetutës së parë shqiptare, qyteti i Shkodrës kishte një rregull juridik i cili rregullonte jetën e përditshme të qytetit. Të njëjtën gjë bënin edhe qytetet e tjera të vendosua përgjatë detit Adriatik, të cilat ishin nën ndikimin e Venecias.

Dhe në fakt pranian e një statuti qytetarë , jo vetëm i jepte qytetarëve një rregull për të ndjekur, por kufizonte edhe pushtetin dhe e udhëheqësave të dërguar nga Venecia, të cilët në mungesë të një statutit të shkruar, ishin të legjitimuara të vepronin sipas ndërgjegjes së tyre.

LEXO EDHE:  Rindizni flakët me një ikje në çift! Njihuni me 7 qytetet më romantike të botës

Interesant është fakti se këto statute, përmbanin një sërë normash praktike për të rregulluar aktivitetin dhe sjelljen, përcaktuar normat nga ndërtimi i një banese në hapësirë publike e deri tek dënimi i dhunës kundrejt gruas.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook