Teknologjia kohëve të fundit është shndërruar në një domosdoshmëri në jetesën e qenieve njerëzore, por në fakt shkenca po vërteton të kundërtën.

Sipas një studimi të fundit të kryer nga dy psikologë amerikanë faktet tregojnë se mediat sociale si “Twitter”, “Facebook” apo “Instagram” gjithnjë e më tepër po thellojnë vetminë tek njerëzit.

Nga raporti i hartuar nga psikologët konkludohet se qëndrimi për më shumë se dy orë në ditë  në mediat sociale, dyfishon shanset që një person të përjetojë izolimin social. Teoritë në raport sugjerojnë se sa më shumë kohë që një person kalon online, aq më pak kohë mbetet për ndërveprimin në botën reale.

“Ne nuk e dimë ende se kush vjen e para, përdorimi i medias sociale apo izolimi social i perceptuar. Ne jemi krijesa sociale, por jeta moderne po tenton të na ndajë në vend që të na bashkojë”, thonë autorët.

Pavarësisht se mund të duket sikur media sociale përbën një mundësi për të mbushur boshllëkun social, ky studim sugjeron se ajo mund të mos jetë zgjidhja për të cilën njerëzit shpresojnë.