Aktori i njohur i humorit shqiptar, Bes Kallaku dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, prej disa kohësh kanë treguar se kanë një marrëdhënie të afërt miqësore.

Kjo gjë u dëshmua edhe në dasmën e Besit dhe Xhensilës, ku Presidenti Meta ishte një nga të ftuarit e nderit.

Së fundmi, aktori i njohur i humorit i ka bërë një propozim befasues Metës, duke shkaktuar të qeshura pa fund mes ndjekësve të tij në rrjetet sociale.

Përmes një statusi në faqen e tij në “Instagram”, Besi, i ka propozuar presidentit Meta, që vendin vakant për Zonjën e Parë, ta zerë gjyshja e tij, Ija, e cila është bërë mjaft e njohur në rrjetet sociale, nga nipi i saj Besi.

“Meqë vendi i Zonjës së Parë është akoma vakant, a mund ta zërë Ija ime me part time?”, shkruan Besi me humor, në postimin ku ai shihet pranë Metës në presidencë. 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”323″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook