Kryeministri në një status në Facebook i përgjigjet sulmeve të kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Rama tha se policia do të luftojë krimin e organizuar dhe trafikimin e drogës.

Gjithashtu Rama tha se çdo efektiv i policisë së shtetit që nuk kryen detyrën do të shkarkohet nga puna.

DEKLARATA E RAMËS

TA HARROJNE SE DO TE NA NDALIN

‪Përshëndes shkarkimin e gjithë zinxhirit të komandës policore në Elbasan? Kush është përzier me çorbën e krimit, po edhe kush s’ka kurajo të përballet sy për sy e dhëmb për dhëmb me të, s’ka vend nën uniformën e dëshmorëve të Policisë së Shtetit?‍✈️⭐️

E turpshme përpjekja e Frontit të Çorbës së Vjetër për të baltosur Policinë e Shtetit për operacionin e suksesshëm mbrëmë në Vlorë, si pjesë e luftës ndaj rrjetit kriminal të heronjve të kazanit politik e mediatik të 48 orëve të fundit?

Policia e Shtetit po bën të gjithë gjërat e duhura dhe çdo drejtues e punonjës policie, duhet të vazhdojë të bëjë përditë këtë që po bën qysh prej nisjes së kësaj faze të re të luftës me krimin, pas pastrimit të Shqipërisë nga kanabisi?

‪Ta harrojnë se do të na ndalin dot në këtë luftë, të gjithë ata që vazhdojnë t’i marrin shqiptrët për budallenj dhe që synojnë bllokimin e rrugës sonë për Shqipërinë që duam – me shtet, punë, mirëqenie. Me mandatin e 25 qershorit, ne do t’i bëjmë jo vetëm rrjeteve kriminale, po edhe korrupsionit në tërësi, atë që asnjë nga këta që hidhen sot përpjetë në kazanin e politikës e të medias, s’ka guxuar as ta mendojë, në çerekshekulli rrumpallë e bashkëjetesë harmonike të pushtetit me llumin, ku ky vend mbeti pa shtet, pa ligj, pa drejtësi??

‪Këtu jemi dhe do të shohim. Ditë për ditë 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook