Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar sërish ndaj akuzave që një ditë më parë Kryebashkiaku Erion Veliaj i drejtoi asaj. 

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa Tabaku u shpreh sesa ironike është fakti që akuzat e Veliaj erdhën fill pas denoncimit të Pd-së pë aferën korruptive të projektit të Unazës së Re, ku është përfshirë dhe biznesmeni Edmond Bego.    

“Në fakt, nuk më bëjnë  absolutisht asgjë, unë mërzitem dhe shqetësohem për familjarët dhe të njohurit e mi, që përfliten pa të drejtë në këtë mes. Për sa kohë që jam përfshirë në Bashkinë e Tiranës, por edhe në çdo funksion tjetër publik, nuk kam patur asnjëherë absolutisht asnjë vendimmarrje në favor tim, apo të familjarëve të mi. Në fakt këtë e them me krenari që vi nga dy familje të mëdha tiranase, Turdiu dhe Tabaku dhe kjo nuk është turp të thuash që vjen nga dy familje të mëdha ish-pronare që ndoshta jo të gjithë i kanë gëzuar, por kurrë askush nuk ka përfituar asgjë si rezultat i funksionit dhe i detyrave të mia publike. 

Për 50 vite Enver Hoxha i çoi nëpër burgje, i vodhi pronat, për 10-12 vite Edi Rama nuk la që të zhvillonte pronat, ndërkohë që dje, kanë qenë në shtëpitë e tyre, të afërm të mi të largët dhe kanë dëgjuar të jenë përgojuar. Mua thjesht më vjen keq për to dhe  për prindërit e mi që mund të jenë shqetësuar, por Erjon Veliaj, ka qenë 4 vite në Bashkinë e Tiranës, nëse do kishte diçka për mua do ta kishte thënë me kohë. 

LEXO EDHE:  Në nder të 42 ushtarëve dëshomrë, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Mbrojtjes aksion për mbjelljen e pishave

Nuk ka asgjë të keqe të zhvillosh e të ndërtosh pronën tënde sipas ligjit dhe rregullave të këtij vendi, e keqja dhe e turpshme është të vjedhësh ti marrësh pronën tjetrit të mashtrosh e të bësh korrupsion dhe për këtë duhet të përgjigjet ai që është në krye të Bashkisë së Tiranës”, ka deklaruar Tabaku për News24.