Kryeministri Edi Rama, i cili prej disa kohësh, çdo të dielë publikon në “Facebook” komunikimin javor me qytetarët në rrjetin social “Facebook”, ka ndryshuar orarin për ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i Qeverisë përmes një statusi në faqen e tij në “Facebook”, ku njofton se komunikimi javor do të bëhet ditën e nesërme në mëngjes në orën 08:30, ku në fokus do të jetë çështja e shumëpërfolur “Tahiri”.

Mesazhi i Ramës në Facebook
Komunikimi javor do të bëhet në këtë faqe nesër në mëngjes, ora 8.30, përpara Grupit Parlamentar Socialist, mbi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda lidhur me deputetin Saimir Tahiri. Faleminderit!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook