I ftuar në emisionin “Opinion”, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka treguar gabimin e tij të vetëm në lidhje me çështjen “Habilaj”.

Tahiri tha se i vetmi gabim i imi ishte se unë u kërkova kushërinjve të largët të më jepnin makinën që u kisha shitur për të shkuar me pushime.

I vetmi gabim i imi ishte që nuk e verifikova se ata persona merreshin me aktivitet të jashtëligjshëm. Ky ishte gabimi im, unë nuk e bëra në atë kohë, por duhej ta kisha bërë. Pas denoncimit të Dritan Zaganit, unë hetova rreth tyre dhe zbulova se makina ishte në emrin tim”, u shpreh Tahiri.

“Unë kam shkuar menjëherë në Prokurori dhe i kam kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të hapë një hetim”, tha ndër të tjera Tahiri.

Ai tregoi se Prokuroria e hapi një hetim rreth tij, por doli me një vendim pas një viti.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook