Përpos qepës, edhe hudhrat janë shumë të mira për të përgatitur një tavë peshku të shijshme.
Receta e mëposhtme do t’ju ndihmojë:
Përgatitja:
- 4 peshq (lloji sipas dëshirës)
- 1 filxhan kafe me uthull
- 4 kokrra domate
- 2 filxhanë kafe me vaj luledielli
- 3 kokrra hurdhra
- 2 filxhanë çaji me ujë
- 1 gotë ujë me miell
- 2 gjethe dafine
- kripë, piper
Përgatitja:
- Pasi e kemi pastruar mirë peshkun, e ndajmë në disa pjesë me madhësi mesatare, i shtojmë kripën, piperin, i lyejmë me miell dhe i skuqim në një tigan me pak vaj.
- Në po të njëjtin tigan, pasi kemi hequr peshkun, shtojmë hurdhrat e grirë imët, pak miell dhe e përziejmë mirë. Më pas i shtojmë domatet e grira hollë dhe vazhdojmë ti përziejmë.
- Në fund i hedhim uthullën, ujin, kripën, piperin dhe gjethet e dafinës. Në një tavë vendosim me kujdes pjesët e skuqura të peshkut dhe sipër i shtojmë salcën që përgatitëm.
- E fusim në furrë në temperaturë 180 gradë për rreth 30 minuta. Tava e peshkut me hudhra është gati!
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook