Vendimi i gjykatës për rrëzimin e masës së dënimit “Burg të përjetshëm”, për të akuzuarin Dritan Dajti ka rebeluar një pjesë të mirë të publikut, shumica prejt të cilëve kanë shpërthyer me komente dhe replika kundrejt kryeministrit Edi Rama.

Në një koment në rrjetin social facebook një komntues ka reaguar në lidhje me këtë çështje duke fajësuar drejtëpërsëdrejti Ramën.

Ndërsa nuk ia ka kursyer ironinë qytetarit, Rama i është përgjigjur atij se qeveria ka marrë sipas tij reformën më të rëndësishme në drejtësi, dhe se shtetbërja nuk është llaf goje.

Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e katër efektivëve të policisë Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani në gusht të 2009, ngjarje kjo e ndodhur në Gusht të  vitit 2009, në Durrës.