A është trupi i i Emiliano Sala apo i pilotit të tij?

Ësht pyetja që po mban në ankth të gjithë tifozët, dhe fansat e futbollistit argjentinas.

Sipas asaj që raporton CNN thuhet se  është nxjerrë nga fundi i detit një nga trupat e zhdukur të avionit ku udhëtonte i riu Sala.

“Pas një shqyrtimi të gjerë të vendndodhjes, kontraktorët e specializuar gjetën me sukses trupin e parë mes rrënojave”, kështu deklaroi Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore, që gjithashtu shprehu se për të identifikuar se kujt i përket, trupi i pajetë është dërguar menjëherë në Portland për t’ju nënshtruar një ekspertize mjeko-ligjore.

Rikujtojmë se më 21 janar, Emiliano Sala 28 vjeç dhe piloti 59-vjeçar David Ibbotson po fluturonin në avionin Piper Malibu në Francën veriore, drejt Cardiff në Wells, kur u zhduk nga radari pranë Ishujve Channel.