Fotot zemërthyese të fëmijëve të shkatërruar përgjatë konflikteve botërore të 2017-ës.

UNICEF ka paralajmëruar sot se fëmijët janë sulmuar në mënyra tronditëse gjatë 12 muajve të fundit, ndërsa grupet e konflikteve i kanë shkelur me këmbë ligjet ndërkombëtare të hartuara për të mbrojtur të vegjëlit.

Foshnje të porsalindura, të cilët nuk kanë arritur ende të ecin me këmbët e tyre, janë bërë objektiva në vijën e frontit, të përdorura si mburoja njerëzore, janë vrarë apo rekrutuar për të luftuar, tha organizata humanitare.

Përdhunime, martesa të detyruara, rrëmbime e skllavërime janë kthyer në taktika standarte në konfliktet e zhvilluara nga Iraku, Siria dhe Jemeni, e deri tek Nigeria, Sudani Jugor apo Mianmar.

Në disa kontekste, fëmijët e rrëmbyer nga grupet ekstremiste përjetojnë abuzime të shumta, derisa shpëtohen nga forcat e sigurisë.

Miliona fëmijë po paguajnë një çmim indirekt për këto konflikte, duke vuajtur nga kequshqyerja, sëmundjet apo traumat nga gjërat që shohin.

Drejtori i Programeve të Emergjencave të UNICEF-it, Manuel Fontaine tha: “Fëmijët janë kthyer në shënjestër dhe janë ekspozuar ndaj sulmeve dhe dhunës brutale në shtëpitë, shkollat apo parqet e tyre të lojërave. Një brutalitet i tillë është po shndërrohet në jetesë më se normale për to, dhe ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq”.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”690″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

LEXO EDHE:  INSTAT: Rritja ekonomike në 2017-ën, 3.84%, ja sektorët me kontributin më të madh

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook