Situatë e tensionuar paraqitet në Egje, ku ushtria greke ka kryer të shtëna paralajmëruese ndaj një helikopteri turk për ta detyruar të kthehej nga një ishull.

Sipas televizionit grek ERT, helikopteri turk, që fluturonte ulët mbi ishullin e vogël grek, Ro, kishte detyruar trupat greke të hapnin zjarr me plumba gjurmëlënës.

Lidhur me incidentin, nuk ka ende konfirmim nga ushtria greke.

Greqia dhe Turqia kanë mosmarrëveshje dhjetëravjeçare lidhur me të drejtat detare dhe ishullin e ndarë të Qipros, pavarësisht se të dyja janë anëtare të NATO-s.

Shkurtin e kaluar, roja bregdetare turke goditi një anije të rojes bregdetare greke në juglindje të Egjeut.

Ishulli Ro ka një sipërfaqe prej 2,6 kiloetrash katrore dhe është i pabanueshëm, përveç një njësie të vogël ushtarake greke.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook