Mediat italiane kanë raportuar për arrestimin e një shtetasi shqiptar në kufirin që ndan Italinë me Francën.

Falë kontrolleve të hollësishme që bënë policia kufitare në Torino është bërë e mundur kapaja dhe arrestimi i shqiptarit i cili sipas raportimit të mediave italiane kishte tentuar të kalonte kufirin në këmbë.

Mësohet se shqiptari identitteti të cilit nuk bëhet i ditur ishte i shpallur në kërkim pasi është i dyshuar për një vrasje në qytetin e Vlorës, dhe rrezikon të vuajë një dënim prej plot 25 vitesh.

Pas ndalimit të shqiptarit në kufi policia italiane ka njoftuar autoritete shqiptare e cila për të akuzuarin ka lëshuar edhe urdhrin e ndalimit ndërkombëtar.