Policia greke plagos një shqiptar 22-vjecar. Përplasja ka ndodhur në Kavala ku një patrulle e policisë greke i ka bërë shenjë ndalese djaloshit që drejtonte mjetin.

 

Shqiptari nuk iu bind urdhërit dhe madje shtoi shpejtësinë e mjetit duke u përplasur.

Ndërkohë që policia nisi të afrohej drejt mjetit drejtuesi u sul në mënyrë agresive për t’i marrë armën.

Kolegu i policit grek në fillim qëlloi në ajër për ta paralajmëruar djaloshin, por mbasi nuk pa reagim qëlloi mbi të duke e plagosur.

Sipas burimeve, i plagosuri është shqiptar 22-vjec, emri i të cilit nuk dihet.

Në mjetin e tij janë gjetur 10 pakistanezë të plagosur si pasojë e përplasjes.

Në spital u dërgua dhe polici dhe shqiptari i cili ka mbetur i plagosur në dorë dhe në zonën gluteale.

Operacioni nisi në aksin Ksanthi-Kavala ndërsa ngjarja e përplasjes ka ndodhur në kryqëzimin e Agiou Sila. Shqiptari ka tentuar t’i marrë nga brezi armën policit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook