Doni të shijoni një mënyrë ndryshe të gatimit të tostëve? Skuqini me vezë dhe qumësht dhe përbërësin “sekret” që ju zgjon të gjitha shqisat.

Ja si:

Përbërësit

  • 4 feta bukë (të trashë)
  • 3 vezë
  • 1/4 gotë qumësht
  • 1/2 lugë çaji ekstrakt vaniljeje 
  • 1/4 gotë sheqer
  • 1 lugë çaji kanellë (të imët)
  • pak gjalpë

Përgatitja:

  • Rrihni vezët në një tas me qumështin dhe  vaniljen. Zhysni brenda copat e bukës dhe vendosini në një pjatë. Veçmas përzieni kanellën me sheqerin.
  • Hidhni pak gjalpë në një tigan dhe pasi të keni lyer çdo copë me sheqer dhe kanellë, skuqini për disa minuta nga çdo anë.
  • Ju bëftë mirë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook