Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas kërkesës së avokatit të Saimir Tahirit, që klienti i tij të mos arrestohet.

 Avokati i Tahirit, Artan Hajdari ka kërkuar rrëzimin e akuzës së Prokurorisë për arrestimin e klientit të tij, duke thënë se nuk kanë prova të mjaftueshme.

I menjëhershëm ka qënë reagimi i Petrit Vasilit, që tha se në pushtet janë trafikanët e drogës.

Statusi i Plotë

“Çfarë mbrojtje që po i bëhet drogës, trafikantëve e banditëve politikë si dhe të gjithë kriminelëve, pa iu skuqur hiç faqja në mes të parlamentit.
Trafikantët e drogës u ligjëruan sot si parti politike në pushtet në Shqiperi”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook