Një tragjedi mësohet të ketë ndodhur në Belgjikë, ku si pasojë e një zjarri të rënë në banesën e dy shqiptarëve, kanë mbetur viktima dy të rinj.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur paraditen e së premtes në zonën e Dilbeek, ndërsa zjarri ka rënë në katin e dytë të banesës së shqiptarëve.

Burime mediatike bëjnë me dije se bëhet fjalë për Pelivan Hysaj, 24 vjeç nga Berati dhe Venedik Pirushi, 23 vjec, nga Durrësi, të cilët janë gjetur të pajetë të asfiksuar na flaka e rënë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që u mori jetën dy të rinjve nga Shqipëria, ndërsa prokurori i zonës ka vendosur ekspertët për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.