Në  mbrëmjen më të madhe muzikore të vitit në Amerikë, këngëtarja me famë botërore e përfaqësosi denjësisht Shqipërinë, duke marrë jo një por dy çmime, mes të cilçve çmimin e parë Grammy.

Kënga e Dua Lipës “Elektricity” në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo, arriti të marrë  çmimin si “Kënga më e mirë e zhanrit Dance”.

“Jam artiste me dy çmime Grammy!!! Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment. I dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim, të gjithë artistëve të mahnitshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e vërtetë është realizuar! Faleminderit!!”-shkroi Lipa në Instagramin e saj pak pasi rrëmbeu çmimin e madh.

Lipa la pas këngët “Northern Soul” nga Above & Beyond dhe Richard Bedford, “Ultimatum” nga Disclosure dhe Fatoumata Diawara, “Losing It” nga Fisher dhe “Ghost Voices” nga Virtual Self.