Kërkesa e ish-deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim për t’u rikthyer në Kuvend si deputet , Gledion Rehovica është rrëzuar nga Gjykata Administrative.

Ish-deputeti kërkoi shfuqizim të vendimit të KQZ-së dhe rikthimin e mandatit të deputetit në qarkun e Beratit, hequr rreth një vit e gjysmë më parë.

Aqif Rakipi bashkë me Gledion Rehovicën ishin të parët nga rradhët e PDIU, ishin të parët në listën e deputetëve që u prekën nga ligji i dekriminalizimit. Hetimet e Prokurorisë dolën në përfundimin se Rehovica kishte fshehur nga formulari i vetëdeklarimit një vepër penale të kryer në Itali. Ai akuzohej se ishte arrestuar në vitin 1999 në shtetin fqinj për “vjedhje të një dyqani”.

Rehovica mohoi akuzat duke u shprehur se në kohën për të cilën akuzohet ishte student në Romë.