Një ditë pas arrestimit të saj, ish-bashkëshortja e Fatmir Ramës, i njohur ndryshe edhe si ‘Miri i Xhikes’ është lënë e lirë.

Manjola Priftin, e cila u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, është lënë sot e lirë nga Gjykata e Tiranës.

Mësohet se gjykatësi Arben Micko ka vendosur ndaj 43-vjeçares masën “detyrim paraqitje”.

43-vjeçarja ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar nga gjykata italiane me 7 vite e 3 muaj burg për ‘pjesëmarrje në organizata kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike’.

Në vitin 2012 ajo u arrestua për probleme ligjore në Itali, por më pas u la e lirë. Ndërkohë Miri i Xhikes u ekzekutua në ambientet e kompleksit të tij “Kartodromi” në Lundër, 9 vjet më parë.

Njoftimi i Policisë
Policia e Tiranës në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetases:

Manjola Prifti, 43 vjeç, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi:

Autoritetet Gjyqësore Italiane, e kanë dënuar shtetasen Manjola Prifti me 7 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burg, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” bazuar në nenin 110 të Kodit Penal Italian dhe Neni 73 e 74 të Dekretit të Presidentit Italian nr. 309/90. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Shtyhet gjyqi për dhënien e masës së sigurisë e të ndaluarëve për protestën, ja kur do të japë gjykata vendimin