Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, policia e Kolonjës ka njoftuar se pas një sherri me bashkëfshatarin e tij në fshatin Podë,u arrestua një 43-vjeçar, konkretisht shtetasi A.,LL.

Pas kontrollit në banesën e të ndaluarit policia e Kolonjës informoi se u gjetën dhe u sekuestruan një sërë armësh dhe municione luftarake si: Një armë zjarri tip pushkë, disa krehra për mbajtje fishekësh luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës, fishekë armë gjahu, kapsolla për fishekë çifteje dhe material të dyshuar barut.

Njoftimi i plotë i Policisë  

Policia ndërhyn për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti, arreston në flagrancë një 43 vjeçar. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 43 vjeçarit, i cili ishte dhe shkaktari i konfliktit, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri, kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës, si edhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, pas marrjes së njoftimir se në fshatin Podë, dy bashkëfshatarë po konfliktoheshin për motive të dobëta, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Në vijim të veprimeve të tjera procedurale, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A.LL, 43 vjeç, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: armë zjarri tip pushkë, disa krehra për mbajtje fishekësh luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës, fishekë armë gjahu, kapsolla për fishekë çifteje, material të dyshuar barut.

Shtetasi A.LL, u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.