Reagimi i qeverisë pas zbulimit të skandalit të Unazës së Madhe, dhe  shkarkimi i kreut të ARRSH-së Afrim Qendro, u pa si lëvizje e bujshme.

Por deputeti demokrat Agron Shehaj zbulon ‘të vërtetën’ tjetër ku shprehet se Afrim Qendro nuk është hequr nga puna por është bërë zëvendës drejtor i ARRSH dhe vazhdon të bëjë ligjin.

Sipas tij, kjo është prova se hajduti i 18 milionë eurove të projektit të Unazës dhe 12 milionëve të OST-së është kryeministri Edi Rama.

“Afrim Qendro nuk është hequr nga puna, thjesht ka ndryshuar titullin nga Drejtor në Zv. Drejtor të përgjithshëm të ARRSH-së ku ai vazhdon të bëjë ligjin.

Duhet të ishte në burg, por është shpërblyer me pushtet, edhe pse për fasadë ia ulën pak titullin. Mjafton ky fakt për të kuptuar që hajduti i vërtetë i 18 milionë eurove të projektit të Unazës (dhe 12 milionë të tjerave të OST-së) është Edi Rama.
Afrim Qendro e të tjerët ishin thjesht ndihmesa në krim. Ndaj Edi Rama nuk i lëshon dot menjëherë, por i mbron dhe i mbështet, sepse po mbron veten”, tha Shehaj.