Policia e Elbasanit njofton arrestimin e dy mjekëve që asistuan në operacionin e 25-vjeçares që vdiq një ditë më parë duke sjellë në jetë fëmijën e saj. Në pranga kanë rënë mjekët me inicialet M.I., 54 vjeç, banues në Elbasan dhe N.TH., 60 vjeç, banues në Cërrik, pasi gjatë operacionit për lindjen e fëmijës ka ndërruar jetë shtetasja R.D., 25 vjeçe, banuese në Elbasan.

Nga të dhënat paraprake thuhet se 25 vjeçarja Rexhina Debrova ishte paraqitur në maternitet në javën e 42 të shtatzënisë, sipas mjekëve 2 javë me vonesë.

Edhe pse operacioni ka shkuar shumë mirë, menjëherë pas daljes nga salla, pacientja ka pësuar “suspect trombeoli pulmonare” e ashtuquajtur infarkt mushkërie. Autopsia do të zbardhë më tej shkaqet vdekjes së 25 vjeçares. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.