Padyshim që lajmi i bujshëm për zhdukjen e avionit nga radarët, me të cilin udhëtonte argjentinasi Emiliano Sala tronditi të gjithë futboll-dashësit.

Megjithëse futbollisti për fatin e tij të keq nuk arriti të zbriste kurrë në fushën e blertë të Cardiffit, ky i fundit ndodhet në telashe të mëdha.

Klubi i Nantës i cili zyrtarisht e shiti Sala-n te klubi i i Premier Ligës, pretendon të paguhet sipas kontratës së bërë, ku shuma prej 15 milionë stërlinash të paguhet në një afat kohor prej tre vjetësh, i grupuar në 3 këste.

Ndërkohë klubi i Cardiffi-t e ka pranuar zbatueshmërinë e një kontrate të tillë, por siç raportojnë mdiat britanike, Nanta për sigurinë e saj, tashmë ka vendosur të operojë nëpërmjet rrugëve ligjore duke dashur me domosdoshmëri që kësti i parë prej 5 milionë eurosh, mundësisht të derdhet në arkën e klubit brenda 10 ditëve të ardhshme.

Por ky nuk është problemi i vetëm që po përballet Cardiff, pasi drejtuesit pritet të japin zgjidhje për pronësinë e avionit “Piper Malibu”, i zhdukur së bashku me Emiliano Sala në bord mbrëmjen e 21 janarit.