Një ngjarje e rëndë ka ndodhi mesditën e sotme, ku një fëmijë 3-vjeçar humbi jetën në spital, ku u dërgua nga një kopësht privat në njësinë nr.4 në Durrës.

Fëmija u transportua drejt Spitalit Rajonal Durrës në gjendje të rëndë rreth orës 13:15.

Burime nga spitali bëjnë me dije se fëmija ka qenë duke ngrënë vaktin e drekës, dhe dyshohet se kur ushqimi i ka kapërcyer, i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes.

“Më datë 05.04.2018, rreth orës 13:15, në lagjen Nr.4 Durrës, nga një kopësht privat është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës në gjendje të rëndë ku ka ndëruar jetë fëmija më iniciale D.Z. 3 vjeç, banues në Durrës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, informoi policia.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook