Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas protestës së opozitës dhe pamjeve me flakë e tym. Në një postim në “Facebook”, Veliaj thotë se Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj, teksa kujton dhe filmin e famshëm “Game of Thrones”.

“Kjo ndodh kur shikon shumë episode ‘Game of Thrones’ dhe e vetmja alternativë qeverisëse të duket zjarri i dragoit! Nisën si të dhunshëm, përfunduan si telendarë!
Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj! Puna, jo dhuna; e drejta, jo e liga; e mira, jo rrugaçëria – kjo triumfon!”, shkruan Veliaj.