Siç e paralajmëroi dhe më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbuluar fakte të reja lidhur me hetimet për Saimir Tahirin.

Përmes një postimi në “Facebook”, në të cilin bashkangjit dhe një video, Basha zbulon emrin e personit në Ministrinë e Brendshme që po fsheh të gjitha provat që implikojnë Tahirin.

Postimi i Bashës
Drejtorët e MPB në shërbim të Tahirit dhe prishjes së provave, me urdhër të Xhafës dhe Ramës: “Përshëndetje z. Kryetar.
Personi ne foto dhe video ështe Loran Sevi i cili aktualisht mban detyren Drejtor i Planifikimit Strategjik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ky person duket qartë në video tek shoqëron ish Ministrin “Saimir Tahiri” 3 ditë më parë kur ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” në studion e “TV Klan”.

Fakti është se sot e gjithë Ministria e Punëve të Brendshme është vënë në dispozicion të ish Ministrit Tahiri për fshehjen e provave që kanë të bëjnë me hetimin e ngritur nga Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ministri aktual z. Fatmir Xhafa po i jep gjithë ndihmën dhe suportin e duhur ish Ministrit Saimir Tahiri për të dalë nga kjo situatë, sepse Tahiri e shantazhon me dosjen e të vëllait Agron Xhafaj për të cilën Tahiri ka prova të manipulimit shtetëror me ndihmën e z. Fatmir Xhafa. 

Bashkëlidhur “linkun” e Ministrisë së Punëve të Brendshme” në të cilin konstatohet detyra dhe funksioni i Loran Sevi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook