Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me denoncimet në rrjetet sociale.

Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shprehet i shqetësuar, pasi të dhënat personale të qytetarëve të Shqipërisë, mund të gjenden lehtësisht në internet.

Qytetari i ka dërguar një video Berishës, në përshkrimin e së cilës gjendet dhe një link shkarkimi i të dhënave personale të Gjendjes Civile të vitit 2008.

Statusi i plotë
Te dhenat private te gjendjes civile te qytetareve shqiptare, ne pazar ne narkoshtetin e Kakistokracise!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr.Gjate nje kerkimi te thjeshte ne internet, vura re se sa e thjeshte eshte te aksesosh ne te dhenat personale te qytetareve te Republikes se Shqiperise. Nese ne YouTube kerkon: “Regjistri i Gjendjes Civile”, jane disa video ku tregohet se si mund ta shkarkosh e te kesh akses ne te dhenat personale te cdo kujt, Kjo tregon se sa te pasigurta jane te dhenat tona. Cdo person mund ta beje nje kerkim te tille dhe mund te kete akses tek keto te dhena qe duhet te jene ne menyre te rrepte diskrete. Po ju coj linkun e videos ne YouTube: https://www.youtube.com/watch?v=FLYF7fKW_DE, po ashtu edhe linkun se ku mund te shkarkohet Regjistri i Gjendjes Civile: