Ish-kryeministri Berisha ka ironizuar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri duke publikuar në faqen e tij në “Facebook” një version parodi të këngës popullore “O usta Murat” nga humoristi i mirënjohur Ismet Drishti.

“Hymni i Hashashit nga Ismet Drishti: “Hashash – hashash usta…!” sb”, shkruan Berisha në mesazhin e tij të shkurtër.

Kënga humoristike flet për kanabisin në vend, dhe gjithashtu përmendet edhe ish-ministri të Brendshëm, Saimir Tahiri, me nofkën me të cilën e quan Berisha, “Saje Qorri”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook