Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në garën e Formula 1 në Çmimin e Madh të Bahreinit, ku ferraristi Kimi Raikonen, i shtypi këmbën njërit prej mekanikëve që priste të ndërronte gomën e finlandezit, gjatë pit-stopit.

Ai u nis para kohe për të dalë nga vendi i ndërrimit të gomave, dhe kështu kapi këmbën e mekanikut me gomën e prapme nga ana e majtë.

Nga video e publikuar duket qartë se atij i është thyer këmba. Mekaniku më pas braktisi edhe garën.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook