Policia italiane ka shkatërruar një bandë hajdutësh, ndërsa në pranga kanë rënë 12 persona, mes tyre edhe shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se grupi i ‘skifterëve’ ishin kthyer në makth në disa zona, pasi në një kohë të shkurtër kishin vjedhur 25 banesa.

‘Sette giorni’ shkruan se banda vepronte në zonat e Milanos, Novarës dhe Pavias, ku 7 prej tyre ishin shqiptarë dhe pjesa tjetër italianë.

Mësohet se përveç banesave, hajdutët akuzohen edhe për një sërë veprash të tjera, si; riciklim parash, mbajtje armësh dhe dhunë ndaj personave zyrtarë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook