Kafshë të frikshme si tigri apo luani mund të kthehen në një rrezik serioz nëse nuk merren masat e duhura të sigurisë, edhe pse mund të jenë të zbutura apo të stërvitura.

Kështu ka ndodhur gjatë një shfaqje me kafshët në Arabinë Saudite. Teksa në shfaqje kanë qenë shumë persona për të parë spektaklin e dhuruar nga kafshët, një tigër ka sulmuar një fëmijë duke iu hedhur përsipër.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme dhe vendimtare e zbutësve të kafshëve që arriti t’i shpëtonte jetën fëmijës.

Videoja është bërë mjaft virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar dhe polemika për mungesën e sigurisë në vendin ku mbahej spektakli.

Siç shihet dhe në pamjet filmike, momenti i sulmit të befasishëm të tigrit ndaj fëmijës është vërtetë i frikshëm.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook