Sa herë që përmend emri piton, shkaktohet frikë dhe panik, kjo dhe për faktin se është një prej gjarpërinjve më të rrezikshëm në botë.

Një prej tyre, ka kaluar rrethimin e vendosur në një kopsht në Bangkok dhe ka ngrënë macen e kësaj qendre.

Për fat të mirë asnjë prej fëmijëve nuk është lënduar, ndërsa drejtuesit e kopshtit lajmëruan menjëherë autoritet përkatëse, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes.

Me shpresë se macja mund të ishte gjallë akoma, drejtuesit e kopshtit i kërkuan specialistëve që ta nxirrnin kafshën shtëpiake nga trupi i pitonit.

Efektivët arritën t’ia dalin me sukses, por macja kishte ngordhur për fat të keq. Por e rëndësishme është që asnjë prej fëmijëve nuk u lëndua nga “miku” i paftuar në kopsht.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook