Biznesi i vogël dhe i mesëm në Tiranë ka nisur uljen e qepenave, në kuadrin e protestës 1-orëshe të paralajmëruar një ditë më parë nga Shoqata me mbështetjen e partive të opozitës.

Kjo protestë ka ardhur pas vendimit të qeverisë për të ulur pragun e deklarimit të TVSH-së nga 5 milionë në 2 milionë lekë.

Tek Tregu Ushqimor i Tiranës si dhe tek tregu pranë Medresesë, një pjesë e madhe e bizneseve kanë ndërprerë aktivitetin. Po ashtu, tek “Tregu Çam”, tregtarët kanë dalë në rrugë.

Ndërkohë, në mjaft qytete kryesore, po vijon ulja e qepenave si një reagim kundër skemës ë re të TVSH dhe rritjes së taksave në tërësi.

“Shteti po e shtrëngon sa më shumë. Po ia pi gjakun tregtisë. Asgjë nuk po formalizohet, por po falimenton çdo gjë. Ne vetëm nxjerrim lek, derisa tani do të dorëzojmë çdo gjë. Se nuk mundemi. Që kur ka hyrë 15 janari, ne po e mbyllim dyqanin me minus”, deklaroi një protestues.

“Nuk mund të kalojë biznesi i vogël me TVSH. Njerëzit nuk kanë bukë të hanë. Ne na duhet tani një ekspert kontabël dhe në mënyrë shoqërore më tha do të të kërkoj 30 mijë lekë. por ekspertët e tjerë kërkojnë minimalisht 50 mijë lekë për deklarimin e TVSH-së”, deklaroi një tjetër tregtare.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Zjarr në një banesë në Tiranë, gjendet e vdekur e moshuara