Është vetëm dy vjeçe dhe veprimi i saj ka mahnitur botën.

Një video e xhiruar në Tallahassee, të Floridas është bërë virale kudo në internet pasi njerëzit janë mahnitur nga veprimi i një 2-vjeçareje e cila pasi ka parë forcat e policisë që i kanë drejtuar armën prindërve  të saj, të cilët i janë përgjigjur duke ngritur krahët lartë, të njëjtin veprim imiton vogëlushja duke krijuar një skenë sa të bukur aq edhe emocionuese dhe prekëse për të gjithë.

Videoja e cila u filmua nga një kalimtare ka bërë xhiron e rrjetit, shfaqu pikërisht pamjet emocionuese të vogëlushes teksa pafajësisht imiton prindërit duke ngritur krahët lart,teksa policia i drejtonte arm*n prindërve të saj, pas akuzave për gr*bitje të dyqaneve të ndryshme në zonën ku jetonin.

Të dy prindërit e vogëlushes u arrestuan, por gjithsesi policia sqaroi faktin se të ëmës iu lejua ta mbante 2-vjeçaren gjatë ndalimit, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.