Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm Grupin Parlamentar, ku përveç të tjerash do të ketë edhe një qëndrimi të Partisë Socialiste ndaj kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda lidhur me deputetin Saimir Tahiri.

Në fjalën e tij, Rama tha se është e vërtetë që Tahiri është një prej ministrave më jetëgjatë në këtë detyre, jo sepse ishte i afërt me të, por sepse e gjithë PS i dha besimin e merituar.

Shumëkush e kërkon me të drejtë ca mendoj unë. Kush është mendimi im i sinqertë? Sepse ky është një rast atipik, pikërisht sepse Tahiri nuk ishte njëri nga ministrat e qeverisë time deri dje, ai ishte ministri më i ekspozuari më popullori dhe më i urryeri në sytë e pakicës.

Gjyq farsë, që i ngjan një farse të inskenuar nga inatçinjtë. I jam bashkuar kur ishte ministër dhe i bëhej i njëjti gjyq, ndaj askush që e pret këtë këtë edhe sot, sepse gjithë çkemi parë është një kopje sorrogato që e ka parë për 4 vjet.

Për ama pyetja a është i pafajshëm Tahiri, do mbetet gozhdë në mendjen time deri sa të marrë përgjigje. Përgjigjen e tij e kam dëgjuar në sy, në publik, disa herë. E kam dëgjuar edhe këtë herë. Me makinën kam gabuar, duke mos më shkuar mendja gjëkundi për pasojat që erdhën pas, asgjë nga të tjerat nuk është e vërtetë, këto janë fjalët që kam dëgjuar unë e të gjithë Shqipëria.

Por mua nuk më mjaftojnëakuzat janë tashmë nuk ziejnë në kazanët e politikës, por janë gatuar në organet e drejtësisë.

Kushdo le të mendojë ç’të dojë, për mua nga çasti i parë sot dhe kur të dalë e vërteta, nuk ka rëndësi asgjë tjetër përveç përgjigjes së pyetjes a është i pafajshëm Saimir Tahiri? Kësaj pyetje unë nuk i iki duke bërë zhurmë”, u shpreh Rama.

“Një farsë të inskenuar e një gjyqi politik nga amatorë inatçinj akuzat e Prokurorisë”, i ka cilësuar Kryeministri Rama akuzat e Prokurorisë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Pas akuzave të ngritura nga Prokuroria, për hir të së vërtetës me një vrap që do kishte hutuar edhe Ben Xhonsonin, me një paraqitje komike që do kishte rrëzuar edhe Mister Beanin, kësisoj, mbase shumëkush mund ta ketë pritur, por edhe më shumë e presin që unë t’i bashkohem qëndrimit haptazi dhe ngultazi të prerë të Saimir Tahiri, kundër një gjyqi farsë, që për hir të së vërtetës i ngjan një farse të inskenuar nga amatorë, inatçinj. Po jo, e kam bërë këtë rregullisht, i jam bashkuar atij haptazi dhe ngultazi kur ishte Ministër i Brendshëm, pa pushim, kur i bëhej i njëjti gjyq nga prokurorë dhe gjykatës të veshur si deputetë”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se “kjo parti nuk ka për t’u bërë asnjëherë mburojë e padrejtësisë, por ama nuk ka për të bërë kurrë mburoja e askujt për drejtësinë”.  

Në fund të fjalës së tij, Rama theksoi se Prokuroria duhet të sjellë prova bindëse, jo gazeta, ndërkohë që u shpreh se nëse drejtësia do ta shpallë Saimir Tahirin të pafajshëm, ai do të meritojë vendin që i takon në PS.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook