Shkon në 3 numri i personave që kanë humbur jetën, si pasojë e daljes nga rruga të mjetit me të cilin udhëtonin.

Sipas njoftimeve policore, mjeti tip Suzuki përfundoi në kanal në rrugën Levan- Tepelenë, aksident ky që shënoi 3 viktima.

Policia dyshon se ata janë burrë e grua të moshës 65 vjeç dhe një grua tjetër e afërme e çiftit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Varibop dhe makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin me ujë.

Policia po kërkon edhe për një viktime tjetër, pasi dyshohet se në makinë udhëtonin katër persona dy burra dhe dy gra që ktheheshin nga një dasëm.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

Në video shfaqen momentet e para kur autoritetet po nxjerrin trupat e pajetë nga kanali me ujë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook