Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat tha se sfida jonë është të luftojmë krimin në vend.

Kryemadhi tha: “Krimi po drejton shtetin, policinë dhe institucionet, por nënvizoi se ka një disavantazh “nuk drejton dot zemrat e të rinjve shqiptarë, të cilët jam e bindur e kanë ndarë mendjen për të jetuar dhe ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri”.

Kryetarja e LSI-së akuzoi kryeministrin pasi ai po kërcënon drejtësinë, duke shtuar se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Ky vend do shkojë shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme, shqiptarët s’mund të përfaqësohen në Kuvend nga 74 karrige të blera”.- tha ajo.

I bëj thirrje Edi Ramës, pasi ai ka rënë moralisht si Kryeministër, si politikan, të ikë sa më shpejtë! T’i hapë rrugën një njeriu më të përgjegjshëm, një njeriu që beson të vendi dhe të pavarur nga krimi, e droga”, deklaroi kryetarja e LSI.

Kënaqësi të marrësh pjesë në mbledhjen e KDK-së së Levizjes Ri…

Kënaqësi të marrësh pjesë në mbledhjen e KDK-së së Levizjes Rinore për Integrim

Gepostet von Monika Kryemadhi am Samstag, 21. Oktober 2017

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook